SHENJAT JANË KËTU.

SË BASHKU TA NDËRPRESIM CIKLIN E DHUNËS!

Së bashku për një fëmijëri dhe familje më të sigurt.

Shikoni videon
Ministria e Arsimit dhe Shkencës Dhoma e Psikologëve

RRETH PROJEKTIT

“Shenjat janë këtu” është një iniciativë që synon forcimin e parandalimit sistemik të dhunës në familje përmes edukimit, identifikimit të hershëm, reagimit në kohë dhe veprimit të përbashkët.

Projekti i bashkon shkollat, profesionistët, prindërit dhe institucionet përkatëse drejt një qëllimi të përbashkët – krijimit të një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për çdo fëmijë.

PSE “SHENJAT JANË KËTU”?

Dhuna në familje mund të lërë pasoja afatgjata psikologjike, emocionale dhe sociale te fëmijët dhe të rinjtë.

Edhe pse më së shpeshti ndodh në sferën private të familjes, pasojat e tij mund të vërehen edhe në shkollë – përmes ndryshimeve në sjellje, tërheqjes emocionale, ankthit, përqendrimit të zvogëluar, reagimeve agresive ose vështirësive në ndërveprimin social.

Pikërisht për këtë arsye, shkolla ka rol të rëndësishëm në identifikimin e hershëm të shenjave, parandalimin dhe orientimin në kohë drejt mbështetjes së duhur.

“Shenjat janë këtu” është krijuar me qëllim që të kontribuojë në një sistem më të fuqishëm, të koordinuar dhe të qëndrueshëm për parandalimin dhe trajtimin e duhur të rasteve të dhunës në familje.

QËLLIMI I PROJEKTIT

Të zhvillohen dhe forcohen mekanizmat sistemikë për identifikimin e hershëm, parandalimin dhe trajtimin e duhur të dhunës në familje, përmes forcimit të kapaciteteve të personelit profesional, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve në arsimin fillor.

ÇFARË DUAM TË ARRIMË?

Projekti synon:

  • forcimin e kapaciteteve profesionale të psikologëve shkollorë dhe bashkëpunëtorëve profesionalë;
  • përmirësimin e kompetencave të mësimdhënësve për identifikimin e hershëm të rreziqeve;
  • zhvillimin dhe zbatimin e protokolleve të unifikuara për veprim në shkolla;
  • forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollave, familjeve dhe institucioneve përkatëse;
  • zhvillimin e praktikave pozitive prindërore;
  • rritjen e informimit dhe qëndrueshmërisë te nxënësit;
  • zvogëlimin e stigmës që lidhet me dhunën në familje;
  • nxitjen e kërkimit në kohë të ndihmës dhe mbështetjes;
  • zhvillimin e burimeve edukative digjitale të qasshme në nivel kombëtar;
  • vendosjen e një modeli të qëndrueshëm parandalimi, i cili mund të integrohet në sistemin arsimor.

AKTIVITETET KRYESORE

Projekti përfshin një sërë aktivitetesh të ndërlidhura:

Hulumtim dhe vlerësim

Analiza e gjendjes ekzistuese, nevojave dhe sfidave në sistemin për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje.

Trajnime për bashkëpunëtorët profesionalë

Forcimi i njohurive dhe kompetencave praktike të psikologëve shkollorë dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.

Seanca edukative për prindërit

Përmbajtje praktike dhe mbështetje për prindërit në identifikimin e rreziqeve dhe zhvillimin e praktikave pozitive prindërore.

Zhvillimi i burimeve dhe doracakëve

Krijimi i materialeve praktike dhe edukative për profesionistët, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

Fushatë informuese dhe edukative

Ngritja e vetëdijes publike për identifikimin e shenjave, parandalimin dhe reagimin në kohë.

KË PËRFSHIJMË?

Parandalimi i dhunës në familje kërkon veprim të përbashkët. Prandaj, projekti i bashkon të gjithë ata që kanë rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët.

Grupet kryesore të synuara

Psikologët shkollorë dhe bashkëpunëtorët profesionalë

Forcimi i kapaciteteve të tyre profesionale për identifikimin dhe trajtimin e duhur.

Mësimdhënësit në shkollat fillore

Mbështetje në identifikimin e shenjave dhe reagimin në kohë.

Prindërit dhe anëtarët e këshillave të prindërve

Ngritja e vetëdijes dhe zhvillimi i praktikave pozitive dhe mbështetëse prindërore.

Nxënësit e shkollave fillore

Rritja e informimit, qëndrueshmërisë dhe njohurive se ku dhe si të kërkojnë mbështetje.

Komuniteti më i gjerë

Në projekt përfshihen edhe qendrat për punë sociale, komunitetet lokale, institucionet në fushën e arsimit, mbrojtjes sociale dhe sigurisë, si dhe publiku i gjerë.

PARTNERËT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Porositës

Dhoma e Psikologëve

Zbatues

Mbështetje

Projekti realizohet në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Arsimit Fillor (PEIP), i financuar përmes një huaje nga Banka Botërore, i porositur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe i zbatuar nga Dhoma e Psikologëve.

Programi synon forcimin e kompetencave të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për zhvillimin e nxënësve.