Kjo politikë shpjegon se cilat të dhëna personale mbledh uebfaqja “Shenjat janë këtu”, përse i mbledh dhe për sa kohë i ruan.

Cilat të dhëna mbledhim

Të dhëna personale mbledhim vetëm kur na shkruani përmes formularit të kontaktit: emrin dhe mbiemrin, adresën e e-mailit dhe përmbajtjen e mesazhit. Uebfaqja nuk përdor skedarë “cookie” për gjurmim, analitikë ose reklama.

Përse i përdorim

Të dhënat nga formulari i përdorim vetëm për t’iu përgjigjur mesazhit tuaj. Nuk i përdorim për qëllime të tjera dhe nuk i ndajmë me palë të treta, përveç ofruesve të shërbimeve të hostimit dhe e-mailit, të cilët janë të nevojshëm për funksionimin e faqes.

Për sa kohë i ruajmë

Mesazhet nga formulari i kontaktit fshihen automatikisht pas 12 muajsh.

Skedarët “cookie”

Faqja përdor vetëm skedarë “cookie” teknikisht të domosdoshëm për dërgimin e sigurt të formularit. Ata nuk përdoren për gjurmim.

Përmbajtje video

Videot janë publikuar në YouTube. Kur hapni një video, ajo hapet në YouTube, ku zbatohet politika e privatësisë së YouTube.

Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin ose fshirjen e tyre. Për këtë, na shkruani në adresën e e-mailit të shënuar në faqen Kontakt.

Nëse mendoni se të dhënat tuaja nuk përpunohen në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mund të paraqisni kërkesë pranë Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.